Ekonomi
Elon Musk mund të bëjë një ‘super-kompani’ të re
Elon Musk mund të jetë duke hedhur themelet në drejtim të “kombinimit” të Tesla, SpaceX dhe Twitter në një super kompani të re.
Sipas mediave të huaja, përcjell Albinfo.ch, njeriu më i pasur në botë po vazhdon përpjekjen e tij për të marrë kontrollin mbi Twitter. Ndërkohë, Musk regjistroi tri kompani të reja të martën në shtetin miqësor ndaj taksave të Delaware nën variacionet e emrit “X Holdings”.
Dhe siç thekson New York Post, tri kompanitë e reja duket se janë një “manovër financiare” si pjesë e ofertës së Musk për Twitter.
Kompania e parë, X Holdings I Inc., liston Musk si president, arkëtar dhe sekretar dhe do të ishte kompania mëmë e Twitter nëse oferta e miliarderit do të ketë sukses, sipas Bloomberg.
Një tjetër njësi ekonomike, X Holdings II Inc., do të bashkohej me Twitter si pjesë e blerjes, ndërsa X Holdings III LLC do të përdorej për të ndihmuar në financimin e transaksionit.
Por këto kanë ringjallur gjithashtu spekulimet nëse Musk planifikon të bashkojë të gjitha sipërmarrjet e tij – Tesla, SpaceX, Neuralink, The Boring Company dhe potencialisht Twitter – në një super-konglomerat të vetëm.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2020, një investitor dhe mbështetës i Musk i quajtur Dave Lee shkroi në Twitter se Musk duhet të “formojë një kompani të quajtur X” që do të bëhej “kompania mëmë e Tesla, SpaceX, Neuralink dhe Boring Company” me “misionin për të siguruar mbijetesën dhe përparimin e njerëzimit”.
“Ide e mirë”, i ishte përgjigjur Musk.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












