Kosova
Liderët e Kosovës kanë uruar rizgjedhjen e Macron-it president të Francës
Liderët e Kosovës kanë uruar rizgjedhjen e Emmanuel Macron president të Francës.
Presidentja Vjosa Osmani tha se se pret forcim të bashkëpunimit dhe thëllim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.
“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, shkroi Osmani.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.
“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, shkroi Kurti.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në urimin e tij ka thënë se një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të fortë.
“Urime Macron për rizgjedhjen historike dhe vrullin e ri për kontinentin tonë. Një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të fortë”, shkroi Abdixhiku, derisa tha se është koha që kosovarëve t’iu liberalizohen vizat.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se rizgjedhja e Macronit i jepi shpresë projektit evropian.
“Ai gjithashtu forcon perspektivat për të ardhmen e Kosovës brenda BE-së”, shkroi në Twitter.
Sipas projeksioneve të besueshme, të bazuara në rezultate reale, Macron, 44-vjeçar, ka fituar më shumë se 58 për qind të votave, në krahasim me më pak se 42 për qind sa ka fituar Le Pen, 53-vjeçare.
Fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë.
Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.
Franca mban zgjedhjet e reja për Parlament në muajin qershor dhe situata mund të ndryshojë, mirëpo tani për tani ai mund të vazhdojë të çojë përpara politikat e tij të brendshme dhe ato ndërkombëtare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













