Kosova
‘Thirrjet për liberalizim vizash për Kosovën po hasin në veshë të shurdhër’
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kritikuar Bashkimin Evropian për hezitimin që të liberalizojë vizat për Kosovën, duke thënë se thirrjet e Parlamentit Evropian që kjo të bëhet po hasin në veshë të shurdhër. Ajo këtë e ka thënë në një fjalim përmes videos në një konferencë për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar të Bullgari.
“Me gjithë faktin se i kanë përmbushur të gjitha kërkesat tona, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Evropian. Thirrjet e përsëritura të Parlamentit Evropian kanë hasur në veshë të shurdhër. Jo vetëm se kjo është e pandershme, por edhe e dëmton kredibilitetin e BE-së dhe na bën më të dobët”, ka thënë ajo.
Metsola, po ashtu, ka kërkuar që të caktohet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka thënë se Serbia “seriozisht ka ngecur në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së.
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën
Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola, ka tërhequr vërejtjen se Rusia po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe BE-ja duhet të jetë vigjilente.
“Fantazmat e luftës janë akoma gjallë në Ballkan, por integrimi në BE do të sjellë një ajër të freskët shumë të nevojshëm për të tejkaluar të kaluarën. Ky integrim është thelbësor për Ballkanin, por edhe për BE-në”, ka thënë ajo.
Duke e quajtur procesin e zgjerimit të BE-së si sukses të madh me fuqi transformuese, ajo ka përsëritur se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të jetë mbështetës i madh i zgjerimit.
Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rastin e Kosovës, Parlamenti ka dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian.
Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së. E, vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare./rel
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














