Lajme
BE: Twitter duhet t’i respektojë ligjet tona
Bashkimi Evropian paralajmëroi të martën miliarderin Elon Musk se platforma e sapoblerë në internet, Twitter, do të duhet të veprojë në pajtim me ligjet e reja të Evropës që frenojnë fuqinë e teknologjisë së madhe.
“Qoftë për ngacmimet në internet, shitjen e produkteve të falsifikuara… pornografinë e fëmijëve, apo thirrjet për akte terrorizmi… Twitter do të duhet të përshtatet me rregulloret tona evropiane që nuk ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha komisionari i BE-së, Thierry Breton, raporton agjencia AFP.
Miliarderi Elon Musk ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter, për gati 44 miliardë dollarë, ka njoftuar kompania më 25 prill, më pak se dy javë pasi Musk bëri të ditur se kishte blerë 9 për qind të aksioneve të saj.
Musk, i cili e përshkruan veten si përkrahës të lirisë së shprehjes, ka thënë se dëshiron ta blejë platformën, sepse beson që nuk po e shfrytëzon potencialin që ka për liri të shprehjes.
Gjatë blerjes së Twitterit, Musk është zotuar se do të mbajë një qëndrim të fortë ndaj fjalës së lirë në platformë.
Nëse Musk zbaton zotimin e tij, ai do të përballet shpejt me Aktin e Shërbimeve Digjitale, një pjesë kryesore e legjislacionit të BE-së që parasheh pasoja më të ashpra kur platformat strehojnë përmbajtje të ndaluara.
“Pavarësisht nga aksionarët, Twitter tani e tutje do të duhet të përshtatet plotësisht me rregulloret evropiane”, tha Breton, i cili merret me portofolin e politikave industriale të BE-së dhe ishte një ndër mbështetësit kryesorë të ligjeve të reja./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve












