Lajme
Qeveria miraton licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë për qëllime humanitare
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të shtunë ka marrë vendim për miratimin e licencimit të profesionistëve të huaj shëndetësorë për qëllime humanitare.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e parashtroi kërkesën për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Derisa tha se e konsideron të rëndësishëm këtë vendim, theksoi se përmes tij mundësohet të ofrohet më shpejt edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës.
“Kemi nevojë për licencimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, siç janë planifikuar intervenimet, trajtimet kardio-kirurgjike për fëmijë nga ana e tyre profesionale nga datat 7 deri 14 maj të vitit 2022”, deklaroi ministri Latifi.
“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore. Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejt edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











