Kuriozitete
Amazon humb 10 për qind të aksioneve
Kompania Amazon ka pësuar humbjen e parë që nga viti 2015 pasi shitjet u ngadalësuan, kostot u rritën dhe investimi në kompaninë e automjeteve elektrike Rivian nuk dha fitime.
Madje, lajmi bëri që aksionet e kompanisë të pësonin rënie me dhjetë për qind.
Në tremujorin e parë të ardhurat e Amazon-it u rritën me një shtatë për qind në 116.4 miliardë dollarë, norma më e ngadaltë e rritjes në gati dy dekada.
Për të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shitjet e Amazon-it u rritën 44 për qind në 108.5 miliardë dollarë.
Kompania humbi 3.8 miliardë dollarë për tremujorin krahasuar me një fitim prej 8.1 miliardë dollarësh gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Por ka paralajmëruar se mund të ketë më shumë humbje.
Për tremujorin aktual, Amazon-i pret të ardhura operative midis një humbjeje prej një miliard dollarësh dhe një fitimi prej tre miliardë dollarësh, krahasuar me 7.7 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2021.
Sakaq, aksionet e kompanisë në kompaninë e automjeteve elektrike Rivian kanë qenë kryesisht fajtore për humbjen.
Amazon-i zotëron afërsisht 20 për qind të kompanisë dhe humbi 7.6 miliardë dollarë pasi aksionet ranë me më shumë se 50 për qind.
“Pandemia dhe lufta e mëvonshme në Ukrainë kanë sjellë sfida të pazakonta”, ka thënë Andy Jassy, shefi ekzekutiv i Amazon-it.
Kurse Brian Olsavsky, shefi financiar, ka thënë se kostot në rritje nga inflacioni, kapaciteti i magazinës që tejkalon kërkesat dhe çështje të tjera i kishin kushtuar kompanisë rreth gjashtë miliardë dollarë gjatë tremujorit.
Amazon-i ishte një nga fituesit më të mëdhenj të pandemisë, duke regjistruar kapërcime të mëdha në shitje pasi konsumatorët kaluan në blerjet në internet.
Teksa normat e vaksinimit rriten dhe shtrimet në spital bien, blerësit po i kthehen dyqaneve fizike.
Megjithatë, kompani nuk është e vetmja që ndjen ndryshimin.
Sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit, pjesa e blerjeve me pakicë të bëra online ka rënë nga 15.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020 në 12.9 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit 2021.
Amazon-i përballet po ashtu me presion shtesë nga punonjësit në të gjithë vendin, të cilët duan të bashkohen dhe të negociojnë për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe përfitime.//Guardian
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten











