Lajme
Gjermania padit Italinë në Hagë për Luftën e Dytë Botërore
Gjermania ka ngritur një çështje kundër Italisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për kompensim nga krimet e luftës në kohën naziste.
Berlini thotë se Italia vazhdon të lejojë ngritjen e pretendimeve të tilla në gjykatat e saj, pavarësisht një vendimi të vitit 2012, ku çështje të tilla konsiderohen të papranueshme.
Që prej këtij vendimi, mbi 25 çështje për kompensim janë ngritur në gjykatat italiane. Për disa prej tyre, gjykata ka vendosur se Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblim.
Gjermania ka ngritur këtë shqetësim në Hagë për shkak të dy çështjeve që janë në proces, që mund të çojë në sekuestrimin e disa pronave të saj në Romë.
Një gjykatë në Itali do të vendosë më 25 maj nëse do të detyrojë shitjen e këtyre pronave, ku përfshihen shtëpi kulturore gjermane, historike dhe institucione edukimi.
Mosmarrëveshja mes dy vendeve daton prej vitit 2007, kur një gjykata e lartë në Itali vendosi se Gjermania duhet të paguajë 1 milion euro të afërmve të 9 personave të vrarë nga forcat gjermane në Toskanë më 1944.
Gjermania pretendon se u ka paguar miliarda euro dëmshpërblim vendeve të dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore që prej përfundimit të konfliktit më 1945.
Në vendimin e 2012-ës, një gjykatë italiane përcaktoi se pretendimet të tilla për kompensim “shkelin detyrimin e saj për të respektuar imunitetin që Gjermania ka nga ligji ndërkombëtar”.
Gjykatës së Hagës mund t’i nevojiten disa vjet për shqyrtimin e kësaj çështjeje, por Gjermania kërkon që gjykata të marrë masa për të ndaluar ankandet në Itali për shitjen e pronave të saj.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjendet në Holandë dhe është pjesë e OKB-së. Qëllimi kryesor i saj është që të zgjidhë mosmarrëveshje ligjore mes shteteve./BBC
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













