Lajme
Zuckerberg shtoi pasurinë për 11 miliardë dollarë brenda vetëm një dite
Themeluesi dhe CEO i Metas, Mark Zuckerberg, ka shtuar pasurinë për 11 miliardë dollarë dhe kështu është kthyer sërish në listën e dhjetë njerëzve më të pasur në botë.
Kjo ndodhi kur vlera e Metas, në pronësi të Facebookut dhe Instagramit, u rrit me 17 për qind. Me këtë, Zuckerberg u bë më i pasur për 11 miliardë dollarë në vetëm një ditë.
Në Wall Street ata prisnin që Meta të kishte rritjen më të ngadaltë në disa vite, por investitorët u kënaqën shumë pasi vunë re një rritje të numrit të përdoruesve në tre mujorin e parë të 2022, e cila gjë është një nga kriteret kryesore.
Një rënie e mëparshme e vlerës së aksioneve ka ndikuar në vlerën e pasurisë së Zuckerbergut. Dy muaj më vonë, ai është përsëri në mesin e dhjetë njerëzve më të pasur në botë – pasuria e tij kap vlerën e 65 miliardë dollarëve.
Konkurrenti më i madh i Facebookut është TikTok dhe sfida e tij janë ndryshimet në politikën e sigurisë së Applet, si dhe bllokimi, jo vetëm i Facebookut, por edhe i Instagramit në Rusi.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














