Lajme
Reduktohet përdorimi i gazit rus nga Gjermania
Gjermania ka reduktuar ndjeshëm varësinë e saj nga energjia ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, sipas një raporti të Ministrisë së Ekonomisë.
“Gjermania është në procesin e reduktimit të shpejtë të varësisë së saj energjetike nga Rusia dhe të diversifikimit të furnizimit të saj me energji”, thuhet në raport, duke regjistruar një rënie të varësisë nga nafta ruse nga 35% e totalit të importuar vitin e kaluar në 12%.
Në rastin e qymyrit, varësia ka rënë nga 50% në rreth 8% që nga fillimi i vitit për shkak të ndryshimeve të kontratave. BE-ja ka vendosur një ndalim gjithëpërfshirës për importet e qymyrit rus, megjithëse ai mbetet në një periudhë tranzicioni katërmujore.
“Të gjithë këta hapa që po ndërmarrim kërkojnë një përpjekje të madhe të përbashkët nga të gjithë aktorët, që nënkuptojnë kosto që ndihen si nga ekonomia, ashtu edhe nga konsumatorët”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
“Por këto masa janë të nevojshme nëse nuk duam më të shantazhohemi nga Rusia”.
“Tranzicioni i përshpejtuar energjetik është me thelbësor për një furnizim të lirë, të pavarur dhe të sigurt me energji në të ardhmen”, shtoi ai, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria gjermane ka mbështetur idenë për ndalimin e importit të naftës ruse, duke mundësuar vendosjen e një embargoje, të ngjashme me vendet në mbarë BE-në, sipas burimeve në Bruksel.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











