Kosova
Kosova dorëzon zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Raportohet se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar në Këshillin e Evropës aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Gërvalla përmes një videomesazhi.
“Sapo dola nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës, dorëzuam kërkesën për anëtarësim”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja ka theksuar se sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshill të Evropës.
“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovës në KE, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe në fund, edhe të Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Gërvalla.
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.
Kohë më parë është paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Evropës në muajin maj.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz











