Shqipëria
Zvicër: 100 milionë euro për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë dhe shëndetësisë në Shqipëri
Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi, njoftuan sot nisjen e një fazë të re të programit të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Programi i ri i bashkëpunimit parashikon përkushtimin e Zvicrën me një fond prej 105 milionë frangash zvicerane [100 milionë euro] me synim kontributin për demokraci, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe ndryshimëet klimatike në Shqipëri, ka thënë Ambasada e Zvicrës në një njoftim për shtyp.
“Programi i ri i bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë është një tregues tjetër e partneritetit të ngushtë midis dy vendeve tona. Shumë është arritur në katër vjetët e shkuara. Jam e sigurt që shumë do të arrihet gjithashtu edhe në katër vjetët e ardhshme. Programi i ri bazohet dhe vijon me mbështetje në fushat kyçe të demokracisë, ekonomisë, shërbimeve infrastrukturore dhe shëndetësisë”, tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
“Sot jam e gëzuar dhe e nderuar që lansoj me të gjithë ju programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-shqiptar 2022-2025. Partneriteti është tipari thelbësor i bashkëpunimit tonë. Shumë nga ju – qeveria shqiptare, shoqëria civile, sektori privat, partnerët për zhvillim – morën pjesë në përpunimin e këtij programi të ri të bashkëpunimit. Ju falënderoj për kontributin. Ne kemi një pronësi të përbashkët të këtij programi. Ne gjithashtu shohim përpara drejt zbatimi të tij së bashku”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi.
Në aktivitetin e nisjes së bashkëpunimit merrnin pjesë disa ministra të qeverisë, deputetë, dhe kryetarë bashkie, ndërsa delegacioni i qeverisë zvicerane u përfaqësua nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomik SECO, Martin Saladin.
Sipas programit të ri të bashkëpunimit, Zvicra përkushton 105 milionë franga zvicerane për mbështetjen e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, shërbimeve infrastrukturore dhe ndryshimeve klimatike, dhe shëndetësisë në Shqipëri.
Ai mbulon periudhën 2022-2025 dhe do të fokusohet në reforma dhe rezultate në fushat e demokracisë, shtetit ligjor, klimës së biznesit dhe kushteve të jetesës për qytetarët.
Zvicra është një nga partnerët dhe donatorët dypalësh më të rëndësishëm për Shqipërinë veçanërisht në fushat e qeverisjes demokratike, mbështetjes makroekonomike, dhe shëndetësisë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














