Lajme
Sonte në Schlieren të Cyrihut shfaqet komedia “Martesa me letra”
Komedia “Martesa me letra” e aktorit shqiptar të humorit Kreshnik Ibrahimi do të shfaqet sonte, 14 maj (ora,20:00) në sallën “Salmen” në Schlieren të Cyrihut.
Aktori Kreshnik Ibrahimi ka ftuar edhe sot shqiptarët që jetojnë në diasporë, e veçanërisht në Zvicër, që të ndjekin shfaqjen e komedisë, ndërkohë për albinfo.ch ka treguar se të gjitha përgatitjet e shfaqjes janë bërë tashmë.
“Sonte do të jetë një mbrëmje e bukur, në një sallë të bukur në “Salmen”, një ambient i ngrohtë dhe familjar”, ka thënë ai duke treguar më pas se çfarë paraqet komedia “Martesa me letra”.
“Komedia paraqet historitë e martesave me letra, e cila vazhdon si fenomen e të rinjve nga vendet tona të prejardhjes, të cilët përveç dashurisë, kërkojnë të gjejnë edhe një jetë më të mirë në shtet evropiane, pastaj raportet bashkëshortore, përshtatja në një vend të huaj e të tjera, të cilat do të sjellën para publikut me humor dhe të qeshura pafund”, shprehet ai. Partner medial i shfaqjes “Martesa me letra” është albinfo.ch.
Aktori Ibrahimi thotë se shfaqja është familjare dhe mund të përcillet në sallë nga të gjitha grup moshat, e cila nuk përmban banalitet, por ruan etikën familjare të popullit tonë.
Kreshnik Ibrahimi tash e disa vjet jeton në Gjermani. Ai përveç shfaqjeve me komedi nëpër vende të ndryshme nëpër Evropë, është edhe producent dhe udhëheqës i emisionit “Ich bin Albaner”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











