Lajme
Belgjika, vendi i parë që vendos karantinë për të prekurit nga Lia e majmunëve
Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur një karantinë të detyrueshme për njerëzit e prekur nga Lia e majmunëve.
Sipas mediave të huaja, ata me simptoma do të duhet të izolohen derisa plagët e tyre të fillojnë të shërohen, gjë e cila pritet të jetë rreth tre javë.
Kështu, Grupi i Vlerësimit të Riskut të Belgjikës (RAG) dhe autoritetet shëndetësore thanë se të infektuarit do të duhet të izolohen për 21 ditë.
Ndryshe, siç është raportuar atje ka pasur një shpërthim të lidhur me një festival homoseksualësh të quajtur Darklands, ku tre pjesëmarrës rezultuan pozitivë.
Organizatorët thanë: “Ka arsye për të supozuar se virusi është sjellë nga vizitorë nga jashtë në festival pas rasteve të fundit në vende të tjera”.
Qarkulluan informacione paralajmëruese nga qeveria, duke thënë se të infektuarit do të duhej të izoloheshin për tri javë dhe të shmangnin çdo kontakt seksual fizik.
Gjatë javës së fundit, shqetësimet janë rritur për përhapjen e Lisë së majmunëve, një sëmundje virale, e cila zakonisht është e rrallë dhe gjendet kryesisht tek ata që së fundmi kanë udhëtuar në Afrikë.
Bëhet fjalë për Linë e majmunëve, për të cilën thuhet se tanimë ka rreth 100 raste të konfirmuara në disa vende në botë – si në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, duke ngritur frikën se virusi mund të jetë duke u përhapur.
Dhe të dielën, Izraeli dhe Zvicra janë bërë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e Lisë së majmunëve, duke e rritur më tej numrin e përgjithshëm të vendeve që kanë raportuar për raste të tilla.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














