Lajme
Pfizer thotë se Covid-19 do të ketë valë të vazhdueshme
Shefi ekzekutiv Albert Bourla nis planin për të ofruar ilaçe me kosto më të ulët për kombet më të varfra
Rritja e vetëkënaqësisë ndaj Covid-19 dhe politizimi i reagimit ndaj pandemisë do të kushtojë jetë pasi bota do goditet nga valë të reja të virusit në muajt e ardhshëm, ka paralajmëruar shefi ekzekutiv i Pfizer.
Albert Bourla tha se njerëzit po “lodheshin” nga masat e marra për të ngadalësuar përhapjen e virusit, ndërsa “politikanët duan të pretendojnë fitoren”. Pajtueshmëria me kërkesat e autoriteteve, që njerëzit të marrin vaksina përforcuese, do shënojë rënie edhe në mesin e atyre që janë tashmë të vaksinuar, parashikoi ai.
Kjo, kombinuar edhe me rënien e imunitetit nga infeksionet dhe vaksinimet e mëparshme, ka të ngjarë të çojë në “valë të vazhdueshme” të varianteve dhe vdekjeve nga Covid, tha ai.
“Ndjej se kur diskutoj për Covid me miqtë e mi, mendoj se njerëzit janë të gatshëm të bëjnë kompromis, në vend që të detyrohen të punojnë me maska, pranojnë që disa të moshuar të vdesin,” tha Bourla në një intervistë në Davos, Zvicër, ku vuri në dukje se pak pjesëmarrës në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror mbanin maska.
“Ajo që më shqetëson është vetëkënaqësia,” tha ai, duke shtuar se pasojat do të shihen pas tre deri në gjashtë muaj.
Sipas Airfinity kërkesa globale për vaksinat
Covid, siç është ajo që Pfizer zhvilloi me BioNTech të Gjermanisë, është përgjysmuar që nga fillimi i vitit. Grupi i të dhënave shëndetësore tha se njerëzit në vendet e pasura hezitonin të merrnin injeksione të përsëritura përforcuese të vaksinave , ndërsa në vendet më të varfra hezitimi ndaj vaksinave mbeti i zakonshëm.
Pfizer propozoi një iniciativë për të ofruar mbi baza jofitimprurëse të gjitha ilaçet dhe vaksinat e saj të mbrojtura me patentë, duke përfshirë vaksinën kundër Covid, për 45 kombet me të ardhura më të ulëta.
Gana, Malavi, Ruanda, Senegali dhe Uganda ishin vendet e para që nënshkruan “Marrëveshjen për një botë më të shëndetshme”. Vendet do të ndihmojnë në identifikimin dhe zgjidhjen e pengesave përtej furnizimit me ilaçe, tha Bourla, të tilla si nevoja për të përmirësuar diagnostikimin, arsimin, infrastrukturën dhe sigurinë.
Pfizer ka ftuar kompani të tjera farmaceutike që t’i bashkohen nismës, e cila financohet pjesërisht nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, dhe u kërkoi qeverive, autoriteteve globale shëndetësore dhe filantropëve të ofrojnë financime publike dhe private.
Bourla tha se nisma nuk ishte e lidhur me një propozimin e udhëhequr nga India dhe Afrika e Jugut në Organizatën Botërore të Tregtisë për t’u dhënë kombeve fleksibilitetin për të hequr dorë nga patentat për vaksinat Covid.
“Unë nuk i lidh fare të dyja. Sinqerisht, unë mendoj se është thjesht gjëja e duhur për të bërë, “tha ai.
Nancy Jecker, profesoreshë e bioetikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në Seattle, tha se ndërsa plani i Pfizer ishte një lajm i mirëpritur, nuk duhet t’u lihet kompanive fitimprurëse që tëvendosin politika gjatë emergjencave shëndetësore globale.
“Në vend të kësaj, qeveritë duhet të veprojnë për të siguruar barazinë shëndetësore,” tha ajo.
Ndërkohë, në SHBA, Bourla tha se ishte i shqetësuar pasi Kongresi nuk e miratoi kërkesën e administratës Biden për 22.5 miliardë dollarë fonde për vaksinat dhe trajtimet Covid. Kjo mund të çojë në mungesë furnizimi në SHBA.
Paralajmërimi i tij erdhi pasi një valë e re e virusit po përhapet në të gjithë SHBA-në me më shumë se 100,000 raste ditore të raportuara nga
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Edhe shtrimet në spital po rriten, por mesatarja shtatëditore e vdekjeve ka rënë nën një të dhjetën e pikut të saj të janarit 2021.
Bourla tha se Pfizer po “dyfishonte” prodhimin e pilulës së saj antivirale Paxlovid sepse besonte se antiviralët së shpejti do të bëheshin mjeti kryesor për të kontrolluar pandeminë derisa të zhvilloheshin vaksina më të qëndrueshme që mund të siguronin mbrojtje për një vit dhe të kombinoheshin me vaksinat kundër gripit.
Pfizer po monitoron rastet e lisë së majmunëve tha ai. Ka ende “pyetje pa përgjigje” për mënyrën se si sëmundja është përhapur, por diskutimet e tij me shkencëtarët e Pfizer sugjeruan se nuk kishte “shumë shqetësim se kjo sëmundje mund të kthehej si pandemia e Covid.
Bourla hodhi poshtë pritshmëritë që Pfizer mund të përdorte fitimet nga shitjet e vaksinave Covid për të financuar blerje të mëdha. “Nuk është koha që Pfizer të bëjë diçka të tillë. . . Nuk dua t’i kaloj tre vitet e ardhshme duke mbyllur qendrat kërkimore.”/ Financial Times
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih










