Kosova
Bie numri i vizitave të shtetasve të Kosovës në Shqipëri
Kosova është shteti me numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri, sipas një raporti të publikuar nga INSTAT-i të enjten.
Megjithatë, gjatë periudhës janar-prill 2022, numri i shtetasve të Kosovës që e kanë vizituar Shqipërinë ka rënë ndjeshëm, për 13,6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, në një kohë pandemie, në prill të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 136.022 hyrje të shtetasve të Kosovës, ndërsa në prillin e këtij viti u regjistruan 107.436 hyrje.
“Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raport.
Ndërsa, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar thuhet se janë rritur.
“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %. Në prill 2022 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me prill 2021, ky numër është rritur me 66,8 %”.
Sa u përket daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022 thuhet se janë 834.528, duke shënuar një rritje me 85,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me prill 2021 ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2022 janë 385.234. Krahasuar me prill 2021, ky numër është rritur me 75,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022 është 1.502.984 duke u rritur 52,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












