Ekonomi
Paga mesatare në sektorin publik më 2021, afër 600 eurove, në atë privat 400 euro
Sektori privat në Kosovë vazhdon të përballet me nivel të ulët të pagave ndër të gjithë sektorët e tjerë.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë gjatë vitit 2021, ishte te sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me pagat më të ulëta karakterizoheshin punëtorët e sektorit privat, sipas raportit më të ri për nivelin e pagave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Paga mesatare neto në këtë sektor gjatë vitit 2021 ishte 376 euro, krahasuar me vitin 2020 e cila ishte 342 euro, një rritje kjo prej 34 eurosh.
Ndërsa, paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2021 ishte 419 euro, derisa e njëjta në vitin 2020 ishte 380 euro. Pra, për një vit, kishte një rritje prej vetëm 39 eurosh.
Nëse përfshijmë të gjithë sektorët së bashku, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë 2021-s, ishte 484 euro, nga 466 sa ishte më 2020. Kurse, paga neto, po në këtë vit ishte 432 euro, krahasuar me vitin 2020 që ishte 416 euro.
Ndërkohë, te sektori publik, sipas ASK-së, është vërejtur një rënie në pagën bruto dhe neto, krahasuar me vitin 2020, e cila ka ardhur për arsye se në vitin paraprak (2020) ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë.
Që nga viti 2012, paga mesatare në sektorin publik në Kosovë ka arritur të rritet për mbi 200 euro. Kështu, derisa në vitin 2012, kjo pagë ishte 407 euro, në vitin 2021 kishte shkuar në 612 euro, duke u rritur për 205 euro, ndërsa, paga mesatare neto nga 366 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 542 euro në vitin 2021. Pra, ishte regjistruar një rritje prej 176 eurosh për 10 vite, përcjell Buletini Ekonomik.
Në anën tjetër, pagat më të larta në Kosovë vazhdojnë të mbesin tek ndërmarrjet publike. Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 euro, derisa në vitin 2021 kishte shkuar në 768 euro.
Ndërsa, paga mesatare neto nga 502 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 euro në vitin 2021.
Paga mesatare bruto në vitin 2021, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 949 euro, te Informimi dhe komunikimi 757 euro, derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me një pagë prej 281 euro.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










