Kosova
Alarm i rrejshëm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
Dyshimi për mjet shpërthyes në aeroport ishte i rrejshëm
Ishte i rrejshëm alarmi për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
Alarmi për vendosje të bombës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë doli të jetë i rrejshëm. Lajmin e ka konfirmuar nga policia Shpend Maliqi, njofton albinfo.ch.
“Është alarm fals, shumë shpejt pritet dorëzimi i bagazhit tek udhëtarët”, ka thënë Maliqi.
Alarmi për bombë në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë ka rezultuar i rrejshëm. Kështu kanë deklaruar zyrtarë policorë, të cilët thanë se është kontrolluar aeroplani si dhe të gjitha bagazhet e udhëtarëve.
Kërcënimi për bombë ishte dhënë gjatë kohës sa aeroplani ka qenë në fluturim, duke krijuar shqetësim tek udhëtarët, mirëpo zyrtarët policorë thanë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe tashmë gjithçka është në rregull.
“Sonte rreth orës 22:00 kemi pranuar një informacion për një kërcënim me bombë në fluturimin nga Roma për Prishtinë. Menjëherë jemi përgjigjur me të gjitha njësitet relevante. Pasagjerët janë evakuuar dhe janë kontrolluar avioni, bagazhet, nuk ka dalë asgjë. Është alarm fals…”, ka deklarua shefi i Policisë së Aeroportit, Shpend Maliqi, raporton Kp, ndërkaq në aeroplan ndodheshin rreth 200 udhëtarë.
Për shkak të këtij alarmi nuk ka pasur vonesa në fluturimet e tjera ndërsa tashmë aeroporti i Prishtinës i është kthyer normalitetit.
Ndryshe, alarmet për bombë janë shpeshtuar periudhën e fundit.
Duhet theksuar më 17 dhe 18 maj, në Kosovë u raportua se ka pasur alarm për mjete shpërthyese në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet.
Informacioni për mjet shpërthyes në Rektorat ishte pranuar drejtpërdrejt në adresën elektronike të këtij institucioni, ndërsa informacioni për mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda” i kishte ardhur Policisë, e cila i evakuoi menjëherë nxënësit.
Të dy alarmet rezultuan të rreme.
Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se janë duke zhvilluar hetime për të dyja rastet, por deri më tani nuk është bërë ndonjë arrestim.
Lidhur me këto raste, Policia nuk ka treguar nëse kanë arritur t’i identifikojnë adresat prej nga kanë ardhur këto kërcënime.
Ndërkaq, kërcënime të ndryshme për mjete shpërthyese deri më tani ka pasur edhe në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












