Lajme
Opinione pozitive për biletat nga 9 € në Gjermani
Mijëra bileta janë shitur me çmimin promocional 9€
Banorët gjermanë mirëpresin marrëveshjen e lirë të transportit publik, informon albinfo.ch.
Oferta e biletave në Gjermani prej 9 eurosh filloi zyrtarisht më 1 qershor. Mijëra bileta janë shitur me çmimin promocional dhe duket se kjo po mirëpritet nga gjermanët.
Bileta, e cila vlen nga data 1 qershor deri në fund të gushtit, kushton 9 euro në muaj, ose 27 euro për gjithë periudhën.
Kjo biletë synon të sigurojë lehtësim financiar për njerëzit në Gjermani që kanë të bëjnë me kostot në rritje të energjisë, si dhe të inkurajojë përdoruesit e makinave të provojnë transportin publik.
Denise, 39 vjeçe, nga Berlini, ka një biletë Abo (abonim), por tani paguan vetëm 9 € në vend të mbi 80 € në muaj. Ajo tha: “Më duket një gjë e mirë, sigurisht, por do të isha e lumtur nëse çmimet për udhëtimin me tren do të ishin përgjithësisht më të lira”.
Lei Yan, 40 vjeç, me origjinë nga Kina, jeton në Berlin – dhe tashmë e ka biletën. Ai tha: “Unë mendoj se është një gjë e mirë, veçanërisht për të inkurajuar njerëzit të udhëtojnë me tren”.
Jutta, 43, nga Shtutgarti, po viziton Berlinin për 3 ditë me familjen e saj dhe po përdorte biletën për të eksploruar qytetin. “Është pa dyshim një gjë e mrekullueshme”, tha ajo.
Burak, 31 vjeç, me origjinë nga Turqia dhe që jeton në Berlin, gjithashtu pranoi ofertën. Ai tha: “Është një gjë e mirë tani për tani dhe për verën”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










