Lajme
7 arsyet pse duhet të hani sa më shumë qershi
Sipas studimeve të shumë ekspertëve, qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre të mos e humbni dhe të hani sa më shumë qershi.
Mbrojnë zemrën
Këto fruta të kuqe që për shumë njerëz janë ëmbëlsirë e preferuar e verës, janë burime të pasura të zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe është komponentë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit që rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut.
Vetitë antiinflamatore
Në sajë të një efekti të fortë antiinflamator, fruta e kuqe në përgjithësi paraqet aleatët më të mirë kundër dhimbjeve në kyçe. Të pasura me antioksidantë (polifenole, vitaminë C dhe E, beta karoten), ky fryt parandalon oksidimin e qelizave që i shoqëron proceset inflamatore ashtuqë rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe artritit, apo kanë lëndime sportive. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë ka efektin e më shumë se një tabletë aspirinë.
Qershitë stimulojnë tretjen
Përmes acideve të tyre mbrojtëse dhe sheqerit frutorë, qershitë stimulojnë punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit dhe me këtë stimulojnë edhe tretjen. Përveç kësaj, qershitë nxjerrin ujin nga trupi dhe kështu lehtësojnë sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut dhe aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat. Gjithashtu, substancat antibakteriale në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe mund të parandalojnë kariesin dhe probleme me mishin e dhëmbëve si parodontoza. Gjithashtu, ky fryt pastron veshkat dhe kanalet e urinimit, sepse është një diuretik i shkëlqyer i cili ndihmon sekretimin e urinës.
Mbrojnë nga kanceri
Antioksidantë si luteini, “zea-ksanthine’ dhe beta karotini mund t’i gjeni edhe në qershitë e ëmbla, por megjithatë ka më shumë në vishnje. Këto komponime veprojnë si pastrues të radikaleve të lira dhe komponimeve të tjera të dëmshme që luajnë rol të rëndësishëm në plakje, zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Qershitë ndikojnë pozitivisht edhe në koncentrim, ekuilibër dhe koordinim të lëvizjeve. Në të njëjtën kohë ulin presionin e gjakut, kurse fibrat dietetike të përfshira në to zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Kundër rrudhave dhe plakjes
Qershitë u rekomandohen njerëzve që vuajnë nga astma dhe alergjitë, si dhe ata që duan të kenë lëkurë të bukur, sepse qershitë përshpejtojnë prodhimin e kolagjenit. Kjo frutë, në fakt, përmban antocianidine, të cilat forcojnë indet lidhëse dhe pengojnë formimin e rrudhave duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat e bëjnë lëkurën më të vjetër dhe të rrudhur. Qershia është gjithashtu një shërues natyral për celulitin sepse mund të parandalojë krijimin e tij.
Disponim më i mirë dhe gjumë më të lehtë
Qershitë gjithashtu përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër neurozave, pagjumësisë dhe dhimbjeve të kokës. Melatonina, në fakt, ndihmon në ruajtjen e bioritmit tuaj stabil dhe të saktë. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ndikon në gjumë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi që për dy javë çdo ditë kanë pirë dy gota me lëng qershie.
Humbje peshe
Qershitë kanë shumë pak yndyrë dhe kalori të ulët – në 100 gram ka vetëm 63 kalori dhe janë një ushqim i shkëlqyer nëse jeni në dietë. Për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe kalorive të pakta qershitë ndihmojnë në humbje peshe. Falë fibrave dhe pektinit, këto fruta krijojnë ndjenjën e ngopjes. Ashtu si shumica e frutave, qershitë kanë shumë kalium kurse pak natrium, gjë që ndihmon në largimin e ujit nga trupi. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit thonë se antocianinet nga qershitë e errëta mund të zvogëlojnë sasinë e yndyrës në bark dhe të ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër











