Lajme
Teknologjitë e reja japin të dhëna shpresdhënëse për luftimin e kancerit
Një nga lajmet më të mira vjen nga fronti i tumorit të gjirit, një nga më të shpeshtët, boll të mendohet se vetëm në vitin 2020 u diagnostikuan 2.3 milionë gra, me pothuajse 700 mijë viktima.
Pas dy vjet punimesh të gjysmuara dhe online, ditë më parë u zhvillua në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Asco, një nga kongreset më të rëndësishme mjekësore në fushën e onkologjisë.
Një moment i domosdoshëm për të kuptuar si po përparon teknologjia mjekësore në luftën kundër formave të ndryshme të kancerit, me paraqitjen e studimeve të reja që kanë sjellë një valë optimizmi të arsyetuar nga komuniteti shkencor, përcjell Albinfo.ch.
Por studimi Destiny-Breast04, i paraqitur gjatë konferencës me entuziazëm dhe brohoritje nga të pranishmit, ka evidentuar se ilaçi i gjeneratës së re i quajtur trastuzumab deruxtecan, pothuajse ka dyfishuar rastet e mbijetesës pa përhapje të sëmundjes dhe ka ulur me 36% rrezikun e vdekjes, transmeton Cnn.
Sipas ekspertëve, studimi mbi 557 gra mbi ilaçin që është miratuar në SHBA në 2019 dhe në BE në 2021, do të përbëjë revolucion në praktikën klinike, duke reduktuar efektet e padëshiruara dhe në të ardhmen do të mund të zëvendësojë kimioterapinë tradicionale, edhe në forma të tjera të kancerit si mushkri, zorrë dhe mitër.
Rezultate të mira kanë paraqitur edhe studimet e bazuara në imunoterapi, veçanërisht për melanomat dhe kancerin e mushkërisë. Praktikisht, imunoterapia synon të zgjojë mbrojtjen imunitare të pacientit, duke asociuar kimioterapisë tradicionale një ilaç si Relatlimab dhe Nivolumab. Sipas studimit, ky bilancim sjell deri ne 80% të uljes së rrezikut të një rishfaqje të kancerit, pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Një trajtim i ngjashëm ka sjellë rezultate të mira edhe në rastet e tumorit në ezofag, që ka një nga nivelet e vdekshmërisë më të lartë. E cilësuar si praktikisht pa shërim, kjo formë e rëndë me metodologjitë e fundit ka siguruar sipas studimeve një dyfishim të kohës së mbijetesës
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













