Shqipëria
Paralajmërohet rritje e çmimit të vajit të ullirit
Rritja e çmimit vjen si pasojë e shtrenjtimit të energjisë
Shtrenjtim të çmimeve parashikohet të ketë edhe për vajin e ullirit. Prodhuesit shqiptarë ngrenë shqetësimin e rritjes së kostos nga çmimi i lartë i energjisë. Prej dy muajsh, edhe fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit janë përfshirë në skemën e furnizimit me energji në tregun e liberalizuar.
Silvana Pinari, përfaqësuese e një kompanie, thotë se aktualisht çmimi i energjisë është 18,8 lekë me TVSH, ndërsa parashikohet që në nga muaji tetor të ketë rritje deri në 32 lekë për kWh.
“Rritja e çmimit të energjisë automatikisht ndikon te shtimi i kostove për fabrikat e prodhimit të vajit. Në muajt tetor-nëntor-dhjetor, fabrikat konsumojnë më tepër energji elektrike, pasi përkon me periudhën e përpunimit të vajit. Nëse do të aplikohet një çmim më i lartë, kostot do të rriten dhe bizneset janë të detyruara të shtrenjtojnë çmimet”.
Për 2022, parashikohet të ketë superprodhim të ullinjve. Aktualisht në treg, kërkesa për vaj ulliri, sipas Pinari është e lartë. “Kërkesa e konsumatorit është rritur për shkak të shtrenjtimit të çmimit të vajit ushqimor. Për një familje është më e leverdishme ekonomikisht dhe më e shëndetshme të përdorë vajin e ullirit për gatim.
Në treg po shitet vaji i 2020-s, ku pati një superprodhim dhe ai i vitit 2021, kur prodhimi ishte në nivele mestar. Kërkesa e lartë ka ndikuar në anën tjetër që në treg të shitet vaj brenda afateve optimale të konsumit.
Afati i përdorimit të vajit të ullirit është deri në 24 muaj pas prodhimit. Mendoj që shumë shpejt, nëse nuk abuzohet me çmimin e shitjes së vajit të ullirit, ky produkt do të zëvendësojë përdorimin e vajit të lulediellit, pasi është më i leverdishëm në kosto dhe cilësi”.
Pinari, ndër të tjera veçon se qeveria duhet të zbatojë politika të qëndrueshme fiskale ndaj sipërmarrësve, pasi ndryshimet e shpeshta apo të papritura do t’i dëmtonin. Sipas të dhënave të Shoqatës së Prodhuesve të Vajit të Ullirit, në vend prodhohen 100 mijë tonë ullinj dhe 20 mijë tonë vaj ulliri./monitor
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











