Të tjera
Çfarë parasheh plani i Francës për Bashkësinë Politike Evropiane?
Sipas Francës kjo nuk është alternativë e zgjerimit të BE
Vetëm dy ditë para se Komisioni Europian të publikojë mendimin për t’u dhënë ose jo statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, në Bashkimin Europian po diskutohet edhe për planin e Francës për krijimin e një Bashkësie Politike Europiane.
Franca u ka dorëzuar shteteve anëtare një dokument joformal, i parë nga “Radio Europa e Lirë”, i cili prezantohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së. Dokumenti lidhur me Bashkësinë Politike Europiane është dërguar në prag të një takimi të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Bruksel javën e ardhshme, më saktësisht, më 23 qershor.
Politika e zgjerimit, për shkak të kërkesave për reforma të domosdoshme që duhet plotësuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe kohëzgjatja që pason për shkak të kësaj, nuk ofron sot kornizë të nevojshme politike për t’u përgjigjur ndaj nevojave historike dhe gjeopolitike që dalin nga lufta në Ukrainë. Prandaj ne propozojmë që këtë vit të krijohet Bashkësia Politike Europiane mes të gjitha vendeve të kontinentit që dëshirojnë së bashku të kontribuojnë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë.
Dokumenti i Francës
Integrimi i Asociuar, në mungesë të negociatave Michel sjell propozimin alternativ
Me “non-paper”-in për shtetet anëtare, Franca përpiqet të heshtë zërat që kanë tërhequr vërejtjen se kjo ide mund të ketë si qëllim që ta dëmtojë procesin e zgjerimit duke krijuar alternativë.
Bashkësia Politike Europiane nuk do të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe nuk do të zëvendësojë procesin e zgjerimit. Për shtetet europiane që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Europian do të jetë, për më tepër, mundësi për forcimin e lidhjeve me vendet e BE-së para se të bëhen anëtare, si në aspektin politik, ashtu edhe në pjesëmarrjen në disa politika të BE-së, dhe, aty ku është e duhur, të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së, përcjell Albinfo.ch.
Dokumenti i Francës
Sipas planit të Francës, Bashkësia Politike Europiane do ta kishte një formë të “strukturës së lehtë ligjore”, me kapacitetet të marrjes së vendimeve, duke respektuar autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Europian dhe secilit vend anëtar që përbën bashkësinë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













