Lajme
Mijëra veta në “Zürich Pride” kërkojnë të drejta për njerëzit “trans”
"Është koha që lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe interseksualët të mbështesin gjithashtu edhe personat trans. Çdo person trans kalon një proces tranzicioni individual"
Nën moton “Trans – të jetojmë diversitetin”, është zhvilluar sot pasdite në qendrën e Cyrihut parada e madhe demonstruese politike e Krenarisë (Pride Parade) me mijëra pjesëmarrës. Organizatorët kanë përmendur numrin rekord prej 40,000 pjesëmarrësish, raporton srf.ch.
“Njerëzit trans duhet të jenë në gjendje të jetojnë pa kufizime dhe përjashtime”, ishte kërkesa e tyre.
Parada ka filluar në orën 14:00 në Helvetiaplatz, ku mijëra njerëz ishin mbledhur herët nëpër një mot të bukur veror, transmeton albinfo.ch. Një shumëllojshmëri e gjerë grupesh merrnin pjesë në marshim: Formacioni zyrtar fillestar përfshinte pothuajse 90 organizata dhe klube si klubet e tifozëve të utbollit queer, si dhe partitë dhe kompanitë.
Pasi “Zürich Pride” i vitit të kaluar i ishte kushtuar votimit për iniciativën “Martesë për të gjithë”, ajo këtë vit, për herë të parë në historinë e saj 27-vjeçare, u fokusua në situatën ligjore dhe sfidat e personave trans.
Organizatorët deklaruan se është koha që lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe interseksualët të mbështesin gjithashtu edhe personat trans. Çdo person trans kalon një proces tranzicioni individual.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











