Lajme
Gjithnjë e më shumë austriakët dëshirojnë të jetojnë vetëm
Vitet e fundit, përqindja e familjeve të cilët jeton vetëm me një person, është rritur dukshëm në Austri
Qiraja mesatare mujore, duke përfshirë pagesat e obligueshme banesore (Betriebskosten) në Austri ishte 8.5 euro për metër katror në tremujorin e parë të këtij viti. Në tremujorin e katërt të vitit 2021 ishte 8.4 euro dhe në tremujorin e parë të vitit 2021 8.3 euro.
Sipas një analize të Statistikë Austria, shuma aktuale e qirasë mujore, duke përfshirë “Betriebskosten” varet, ndër të tjera, nga segmenti i qirasë (ndërtesë e vjetër/ndërtesë e re), periudha e qirasë, madhësia e banesës, lagjja, por edhe rajoni.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, qiraja mesatare mujore për të marrë një banesë ishte 567.5 euro, dhe arriti në 2.2 euro për metër katëror ose 147.7 euro për një banesë, transmeton albinfo.at.
Rreth 1.5 milionë shtëpi/banesa në Austri kanë vetëm nga një banor
Vitet e fundit përqindja e familjeve me një person është rritur dukshëm. Në vitin 2010, proporcioni ishte 36.2 për qind dhe u rrit në 38.0 për qind në fillim të 2022-ës. Kjo do të thotë se më shumë se 1.5 milionë shtëpi/banesa kanë vetëm nga një banor në Austri.
Sipas Statistikave të Austrisë, Burgenland kishte përqindjen më të vogël të familjeve me një person në tremujorin e parë të 2022 me 32.8 për qind, ndërsa më e larta në Austri, ishte Vjena me 44.8 për qind. Pothuajse gjysma e atyre që jetojnë vetëm janë të moshës rreth 60 vjeç ose më të vjetër. Shumica prej kësaj kategorie të banimit vetëm, janë gra, shkruan albinfo.at.
Familjet me një person janë më të ngarkuara financiarisht nga shpenzimet e tyre të jetesës sesa familjet me shumë persona. “Nëse shikoni shpenzimet e banimit si pjesë e shpenzimeve totale të konsumatorit, kjo tregon se një e dhjeta e familjeve shpenzojnë pothuajse gjysmën e buxhetit të tyre për banim dhe rrjedhimisht kanë më pak në dispozicion për transport ose kohë të lirë”, thuhet në analizën e Statistikë Austria, përcjell albinfo.at.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden













