Lajme
Aksident fatal malor në Valais – Humbin jetën 3 persona
Të martën (sot), tre alpinistë kanë humbur jetën në Crête de Milon, Valis. Mes viktimave janë dy alpinistë belgë dhe një franceze
Të martën, në Zinal, Valis, është këputur një litar me të cilin ishin lidhur tre persona, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, kanë humbur jetën dy burra të moshës 31 vjeç dhe një grua 28 vjeç.
Ata, në një grup prej pesë personash ishin larguar rreth orës 04:50 nga kasollet e Arpitettaz, ku kishin kaluar natën,. shkruan sda.ch.
Grupi u nda në dy ekipe: një ekip me tre persona dhe tjetri, me dy. Në Crête de Milon, ekipi prej tre personash që i kishte paraprirë ekipit me dy persona u rrëzua pak më poshtë majës, në një lartësi prej rreth 3400 metrash. Ekipi prej dy anëtarësh që ka ndjekur ka njoftuar menjëherë kasollen e Arpitettaz dhe ekipet e shpëtimit.
Një helikopter Air Zermatt dhe një makineri Air-Glacier kanë arritur shpejt në vendin e ngjarjes, shkruan policia, transmeton albinfo.ch. Ekuipazhet mundën vetëm të konstatonin vdekjen e viktimave dhe të evakuonin ekipin e mëposhtëm me litar.
Të vdekurit ishin dy burra belgë 31 vjeç që jetonin në Belgjikë dhe një franceze 28 vjeçe që jetonte në Francë. Sipas policisë, grupet, të pajisura mirë, ishin duke udhëtuar pa udhërrëfyes malor. Prokuroria publike ka nisur hetimet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













