Lajme
Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim
Qeveria ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.
Sipas vendimit, fletëdeklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi, sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletëdeklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Po ashtu, vendim u mor që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans, siç është thënë të fundit, për kthim në targa RKS.
Pas dështimit të arritjes së një marrveshjeje me palën serbe lidhur me targat, përkundër disa takimeve në Bruksel, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se ka bërë gati një plan, të cilin do ta votojë ditëve në vijim, me anë të së cilit po tenton ta zgjidhë çështjen e targave.
Detajet ekzekutivi akoma nuk i ka bërë të ditura, mirëpo kanë theksuar se pas dështimit për një marrëveshje në Bruksel, janë duke ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











