Lajme
Greva dhe vonesa nëpër aeroporte në BE
Grevat, vonesat dhe mungesa e stafit po e kthejnë transportin ajror evropian në ferr për këtë verë. Shtetasi belg Daniel Rothier është mes viktimave.
Udhëtimi i tij në Verona më herët gjatë muajit u kthye në makth, kur fluturimi i tij u anulua pa asnjë sqarim.
“Më 7 qershor mësuam përmes email-it se fluturimi i 8 qershorit ishte anuluar. Zgjidhja e vetme që u propozua ishte të gjenim një vend në avionin e 10 qershorit, dy ditë më vonë. I kërkuam hotelit ku po qëndronim nëse mund të na strehonte më gjatë. Pas disa përpjekjeve ia arritëm, por jo me të njëjtin çmim. Avioni ishte i “Ryanair”. Nuk na dhanë asnjë sqarim. U përpoqëm t’i kontaktonim me email dhe telefon, por nuk morëm përgjigje”, thotë Daniel Rottier, pasagjer.
Tani Daniel pretendon kompensim për shpenzimet shtesë. Në bazë të rregullave të BE-së, nëse fluturimi anulohet, linja ajrore duhet t’u japë udhëtarëve një rimbursim, ose duhet t’u riorganizojë fluturimin qoftë me një linjë ajrore tjetër. Gjithashtu, të dëmtuarit i takon edhe kompensimi shtesë për shpenzimet e qëndrimit.
Por organizatat për konsumatorët denoncojnë se kompanitë ajrore i lënë pasagjerët në terr informativ dhe kërkojnë që kompensimi të bëhet automatik.
“Nëse ka një stuhi, apo një grevë nga stafi i aeroportit, që është një rrethanë e jashtëzakonshme, ju nuk e keni të drejtën e kompensimit. Ndërsa në situata të tjera, po. Vlera e këtij kompensimi ndryshon në bazë të distancës së fluturimit”, shprehet Steven Berger, nga Organizata Evropiane e Konsumatorëve.
“Ryanair” deklaron se i informon pasagjerët për të drejtat e tyre, por organizatat civile pretendojnë se shumica e kompanive dështojnë t’i bëjnë ato të qarta.
Problemi ka gjasa të përkeqësohet pasi grupet ndërkombëtare po anulojnë mijëra fluturime në prag të verës. Pasagjerët këshillohen të mbajnë të gjitha faturat e tyre dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, çfarëdo që të ndodhë./Euronews
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria drejt forcimit të rezistencës klimatike me mbështetjen e Zvicrës Vizitë studimore në Zvicër dhe Belgjikë për zhvillimin e Kuadrit Kombëtar për Shërbimet Klimatike (NFCS)... -
Në Zvicër riciklimi i qelqit ka orar të caktuar: ja rregullat që duhet të respektohen -
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët










