Lajme
Spitalet e Cyrihut vendosin sërish detyrimin për mbajtje të maskës
Kjo vlen për Spitalin Universitar të Cyrihut, Spitalin Limmattal, po ashtu në Cyrih, Spitalin Kantonal të Winterthirit etj.
Spitalet kanë filluar të bëhen përsëri më të kujdesshëm, duke marrë masa parandaluese. Kështu, në Kantonsspital Winterthur (KSW), maskat janë përsëri të detyrueshme për të gjithë pacientët, vizitorët dhe punonjësit. Masa ka hyrë në fuqi të hënën, raporton “Landbote”.
Spitale të tjera të mëdha janë gjithashtu – ose ende janë – duke u mbështetur në detyrimin për vënien e maskave, transmeton albinfo.ch. Për shembull, kjo vlen edhe për Spitalin Universitar të Cyrihut dhe në Spitalin Limmattal, po ashtu në Cyrih.
Sipas informacioneve në faqet përkatëse të internetit, aktualisht nuk ka detyrim të përgjithshëm për mbajtjen e maskave në Spitalin e Qytetit të Cyrihut dhe në Spitalin e Fëmijëve.
Numri i rasteve me korona është rritur ndjeshëm në kantonin e Cyrihut: kështu, nëse në fund të majit, rreth 250 persona në ditë ishin ende pozitivë, në ditët e fundit ka pasur mbi 1000 njerëz. Kohët e fundit është rritur edhe numri i personave të shtruar në spital për shkak të Covid-19. Aktualisht janë 129 persona në një spital të Cyrihut, 5 prej të cilëve kërkojnë kujdes intensiv.
Edhe Spitali Kantonal i Graubünden-it, nga nesër, me detyrim të vënies së maskës
Menaxhmenti i spitalit kantonal të Graubünden do të rivendosë detyrimin për maskë nga 1 korriku. Arsyeja për këtë është rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus. Përmes këtij hapi ata duan të mbrojnë të gjithë në institucionin shëndetësor.
Në spitalin kantonal të Graubündenit, maska mbrojtëse konvencionale është ende e mjaftueshme, pra nuk kërkohen maskat FFP2, përcjell albinfo.ch. Së shpejti do të ketë sërish obligim përkatës për maska edhe në shumë objekte shëndetësore në kanton.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër













