Kosova
NATO, edhe me një bazë tjetër ushtarake në Shqipëri, Rama jep detajet
Rama: Kemi ftuar NATO-n të instalojë një bazë navale në portin e Durrësit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot se ka ftuar NATO-n që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngrihet në Porto Romano.
“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vijuar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, që përveç pjesës tregtare, parashikohet të ketë edhe pjesën ushtarake”, tha Rama në një konferencë për mediat.
Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të mbahet takimi për këtë çështje me ekspertët, për të parashtruar projektin në detaje.
“Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare, kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”, tha Rama.
Rama përsëriti edhe një herë kërkesën që bëri në Samitin e NATO-s, për përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e mbrojtjes, një stad pararendës i anëtarësimit.
“Pavarësisht mosnjohjes nga të gjitha vendet, kjo nuk është një kohë e zakonshme dhe si e tillë kërkon akte të jashtëzakonshme, në aspektin politik dhe të vendimmarrjes. Pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, Kosova ka mbajtur një qëndrim absolutisht të qartë dhe të saktë, duke treguar maturi si shtet, në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familjeje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












