Lajme
Deklarata e 2 Korrikut shënohet me aktivitete muzikore në kryeqytet
Komuna e Prishtinës do ta organizojë sot aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj, të cilën e ka quajtur Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë, e që përkon me ngjarjen hsitorike të Deklaratës së Kushtetuës së 2 Korrikut.
I organizuar në kuadër të manifestimit “Prishtina e përjtimeve”, që për synim kanë të shënojnë datat e rëndësishme përmes muzikës dhe promovimin e tyre te gjeneratat e reja, të cilat mund të dinë më pak rreth tyre.
Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së e pjesë e organizimit, Pëllumb Bajqinovci, ka thënë se aktivtieti i sotëm do të mbahet në rrugën “2 Korriku”, njohur gjerësisht si “kafet e rakisë” me orkestrën “2 Korriku”, duke filluar nga ora 18:00.
“Dita e Deklaratës Kushtetuese (2 Korrikut) të Kosovës do të festohet këtë edicion më ndryshe, kemi përzgjedhur rrugën e cila mban emrin e kësaj date historike, kemi përzgjedhur datën edhe bendin… Mendoj se ky promovim që i behet festave tona me rendësi të madhe historike dhe me promovimin tek gjeneratat e reja, të cilat këtë datë e kanë harruar, përmes muzikës, edhe përmes këtij manifestimi do ta bëjë më të mirë… Në këtë manifestim janë të përfshira të gjitha lokalet e gastronomisë pranë rrugës ‘2 Korriku’, theksoi Bajqinovci.
Bajqinovci tha se synojnë që kjo festë të bëhet tradicionale. Ai ka thënë së festivalet që janë mbajtur në shesh, janë duke tentuar t’i realizojnë në pjesët më periferike të kryeqytetit.
“Këtë qeverisje ka filluar me premtimet të cilat kryetari Rama i ka bërë më herët dhe me krijimin, instalimin e festivaleve të cilat kanë domethënie dhe do të kenë vazhdimësi pastaj në edicionet që do të vijnë përpara. Festivalet të cilat i kemi mbajtur në shesh, jemi duke tentuar mi disloku në pjesë të tjera periferike të qytetit, ku interferenca me pjesën e gastronomisë dhe atë konkurrencën që e kanë mes veti do ta zvogëlojnë”, ka shtuar Bajqinofci.
Në ora 18:00 do të ketë Dj performance, pastaj do t’i lihet hapësira Gillespie Prishtina prej orës 19:45 ndërsa në ora 20:45 do të performojë orkestra “2 Korriku”.
Ndryshe, sot mbushen 32 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky aktivitet i Komunës së Prishtinës është i vetmi i paralajmëruar për të nderuar këtë datë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












