Kosova
Shqiptarët nuk besojnë më tek anëtarësimi në BE
'Barometri i Ballkanit': Zhgënjimi u rrit 6%
Shqiptarët i shtuan dozat e pesimizmit për anëtarësim në BE, sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2022.
Gati gjysma të anketuarve, rreth 42 %, nuk presin që vendi të anëtarësohet para vitit 2030, ndërsa 22 % e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit.
Përqindja e shqiptarëve që mendojnë në këtë mënyrë u rrit me 6 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar.
Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së më 2025 ra në 26%, nga 39% që ishte vitin e kaluar.
Barometri gjeti se 60% e qytetarëve në rajon konsiderojnë se anëtarësimi do të sillte ndryshime pozitive. Në të njëjtën kohë, numri i personave që mendojnë se anëtarësimi do të ketë ndikim negativ në rajon është rritur gjithashtu me 3 pikë (11% nga 8%në vitin 2020), që është rezultati më i lartë i regjistruar për këtë kategori ndër vite.
Ndërkohë që gati një e katërta e qytetarëve në Ballkan e konsiderojnë anëtarësimin në BE një gjë as të mirë, as të keqe.
89% e të anketuarve shqiptarë besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.
Serbia sërish është e vetmja ekonomi, ku qytetarët mendojnë se anëtarësimi në BE nuk shihet aq pozitivisht. Vetëm 38% e të anketuarve shohin përfitime në anëtarësimin e mundshëm të ekonomisë së tyre në BE.
Më tej 36% e të anketuarve në Serbi nuk pretenduan asnjë ndryshim domethënës në rast se ekonomia e tyre bëhet anëtare e BE-së.
Nga ana tjetër, 57% e të anketuarve në Mal të Zi dhe 56% e atyre në Maqedoninë e Veriut perceptojnë pranimin në BE si një zhvillim pozitiv, ndërsa 33% në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë pritshmëri as pozitive dhe as negative.
Gjithashtu perceptimi negativ i marrëdhënieve rajonale u tkurr ndjeshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor (76%) panë një korrelacion pozitiv ndërmjet bashkëpunimit rajonal dhe situatës më të mirë politike, të sigurisë dhe ekonomike.
Përqindja e të anketuarve që u treguan skeptikë në lidhje me ndikimin pozitiv socio-ekonomik dhe politik të rajonit mbeti në nivele relativisht të ulëta, ku 18% pohojnë se nuk janë dakord që bashkëpunimi do të çonte në përmirësim..
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më të interesuar për të studiuar dhe punuar në BE (përkatësisht 46%, 39% dhe 37%).
Shqipëria dallohet edhe për sa i përket besimit të banorëve të saj se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të përmirësojë standardet demokratike dhe ekonomisë të vendit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë













