Kosova
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari kosovar
Raportohet se një 20-vjeçar kosovar është arrestuar në Gjirokastër, pasi është kapur duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të operacionit policor “Road Guard 30”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, bëjnë me dije blutë.
Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. B., duke transportuar me automjetin “Volkswagen” 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












