Lajme
Simptoma e COVID-19 që ka më shumë gjasa të shfaqet te personat e vaksinuar plotësisht
Deri më tani, rritja e rasteve nuk është përkthyer në vdekje, por pranimet në spital janë në rritje të vazhdueshme.
Shifrat e larta të vaksinimeve pa dyshim që ndihmojnë në frenimin e valës aktuale, por simptomat mund të shfaqen ende tek ata që janë plotësisht të vaksinuar.
Studimi shëndetësor ZOE, i cili monitoroi lëvizjet e pandemisë përmes njohurive nga miliona përdorues në aplikacionin e tij, zbuloi se një simptomë e COVID-19 ishte më e zakonshme në mesin e të vaksinuarve plotësisht.
Ekipi i ZOE vuri re se njerëzit që ishin vaksinuar dhe më pas rezultuan pozitivë për COVID-19 kishin “më shumë gjasa” të raportonin teshtitjen si një simptomë në krahasim me ata që nuk kishin vaksinim të plotë.
Në dritën e ktij këndvështrimi, ekipi i ZOE këshilloi: “Nëse jeni vaksinuar dhe filloni të teshtitni shumë pa shpjegim, duhet të bëni një test coronavirusi, veçanërisht nëse jetoni ose punoni pranë njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja”.
Është e rëndësishme të theksohet se më pak simptoma u raportuan në aplikacionin ZOE gjatë një periudhe më të shkurtër kohore nga ata që kishin bërë tashmë një vaksinë, duke sugjeruar se ata po sëmureshin më pak seriozisht dhe po përmirësoheshin më shpejt./CNN
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














