Shqipëria
Rreth 4500 shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia për një vit
Të dhënat dalin nga EUROSTAT, sipas të cilit më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.
Për një pasaportë europiane, rreth 4 mijë e 500 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vjetët e fundit.
Nga emigrant, në shtetas europian
Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar pati 724 lënie shtetësie, 41 për qind më shumë se në 2020-ën e 2-fish më tepër se në 2014-ën.
Po çfarë po i shtyn të heqin dorë nga shtetësia?
Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vjetët e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.
Ekspertët ndërkohë shpjegojnë edhe efektet e braktisjes së vendit.
Shpopullimi i fshatrave, mbështetja direkte e bujqve mund të frenojë largimet masive nga vendi.
Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grupmoshës 15-35 vjeç.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve














