Lajme
Zviceranët paguajnë 936 milionë franga në vit për gjoba
Kjo shumë nga viti 1990 deri në vitin 2019, është rritur për pothuajse 709 milionë franga, gjegjësisht nga 227 milionë në 936 milionë franga ose më shumë se 400%
Zvicra nga shumëkush konsiderohet një “vend i gjobave”. Dhe, shuma vjetore e gjobës rritet nga viti në vit, transmeton albinfo.ch. Kështu, në vitin 2019 në Zvicër është paguar një total prej mbi 936 milionë frangash në emër të gjobave! Këtë e tregojnë shifrat e Administratës Federale të Financave.
Nga 936 milionë, rreth 58 për qind e shumës u atribuohet gjobave në trafik, rreth 21 për qind juridiksionit dhe rreth 14 për qind financave dhe administratës tatimore.
Shuma totale e gjobave të paguara nga viti 1990 deri në vitin 2019 është rritur për pothuajse 709 milionë franga, gjegjësisht nga 227 milionë në 936 milionë franga, shkruan blick.ch. Një rritje kjo prej më shumë se 400 për qind.
Rritja e gjobave ndër vite ishte më e madhe për gjobat e trafikut (një rritje prej rreth 405 milionë CHF).
Përveç sanksioneve, të cilat janë të njohura për të gjithë, ka edhe të tjera: gjoba jo të zakonshme, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për shembull, për gjoba që shqiptohen nëse dikush vozit shumë ngadalë mbi Julier Pass (Qafë në Alpe), nuk hedh materilet prej qelqi ashtu siç parashihet ose rrëzohet nga biçikleta.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













