Lajme
Rritja e çmimeve mund të nxisë trazira sociale në Evropë
Situata mund të përkeqësohet gjatë muajve në jìvazhdim
Rritja e çmimeve ushqimore dhe energjisë vazhdon të peshojë në xhepat e konsumatorëve, ndërsa shtetet e BE-së po përballen me nivelin më të lartë të inflacionit në dekada. Në vazhdën e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe problemeve në zinxhirin e furnizimeve, indeksi i çmimit të konsumit në Gjermani, ekonomia më e madhe në Europë, kërceu në 7.9 për qind në maj, vlera më e lartë në gati gjysmëshekulli, dhe 7.6 për qind në muajin qershor. Inflacioni në gjermani po nxit një krizë sociale dramatike që mund të përkeqësohet gjatë muajve në vazhdim.
“Jemi në mesin e një krize sociale dramatike, e cila me gjasë do të përkeqësohet gjatë muajve në vazhdim. fundi nuk duket ende, veçanërisht sa i përket inflacionit dhe çmimeve që kanë goditur më shumë qytetarët me të ardhura të ulëta”, deklaroi Marcel Fratzscher, presidenti institutit të kërkimeve ekonomike DIW, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Një raporti i fundit i Institutit të kërkimeve ekonomike tregoi se ushqimet, strehimi dhe energjia përbëjnë gati 2/3 e konsumit për familjet që janë pjesë e 20-përqindëshit me më pak të ardhura, ndërsa kjo shifër është 44 për qind tek familjet në 20-përqindëshin me të ardhura më të larta.
Rritja e kostove të jetesës po detyron gjithmonë e më shumë njerëz të kërkojnë mbështetje nga qeveria. duke parashikuar se çmimet kanë pak gjasë të kthehen në nivelet e para krizës, ekspertët bëjnë thirrje për masa me të përqëndruara dhe afatgjata për të mbrojtur grupet me të ardhura të ulëta.
Inflacioni në Francë pritet të rritet me 5.8 për qind, vlera më e lartë që prej 1985-s. Indeksi i çmimit të konsumit në Itali preku vlerën rekord prej 8 për qind në muajin qershor nxitur kryesisht nga rritja e çmimit të energjisë që ishte 48.7 për qind me shumë se në qershorin e një viti më parë.
Në Republikën çeke, ku çmimet e ushqimeve janë rritur me 18 për qind në qershor, çuan indeksin e çmimit të konsumit në 17.2 për qind.
Çmimet në Greqi ishin 12.1 për qind më të larta se në në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke prekur vlera rekord në gati 30 vjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











