Lajme
Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
Bëhet e ditur se çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet botërore bie sërish nën 100 dollarë për fuçi dhe prek kuotat më të ulëta që prej mesit të muajit prill. Në bursën e Teksasit, nafta bruto tregtohet këtë të premte me rreth 96 dollarë për fuçi, ndërsa në atë të Londrës rreth 99 dollarë. Çmimet janë për kontratat e blerjeve, përkatësisht për muajt gusht dhe shtator. Çmimi më i ulët u arrit të enjten kur në bursën e Teksasit një fuçi u tregtua edhe më 91 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rënia ka të bëjë me vendimet e marra nga Rezerva Federale amerikane, për të ulur inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të 5 dekadave të fundit, por mbi të gjitha me vizitën e presidentit amerikan, Joe Biden, në Arabinë Saudite që nis këtë të premte. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet t’u kërkojë monarkëve sauditë që janë prodhuesit më të mëdhenj në botë rritjen e prodhimit të naftës.
Riadi nuk u është përgjigjur pozitivisht thirrjeve të këtyre muajve të Uashingtonit për të ndihmuar në zbutjen e krizës globale të energjisë që ka shkaktuar sulmi rus në Ukrainë. Por marrëdhëniet mes dy vendeve janë ftohur që në 2018-ën, pas vrasjes së gazetarit Kashoxhi, për të cilën u fajësua Arabia Saudite.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë Nju-Jorku nderon Emina Cunmulajn për kontributin humanitar dhe kombëtar... -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













