Lajme
Dhjetë mijë njerëz janë larguar nga zjarret në Francë
Raportohet se mbi 10 mijë persona janë larguar nga një rajon jugperëndimor në Francë, pasi zjarret filluan të intesifikoheshin pranë banesave. Zjarret në pjesën perëndimore kanë djegur më shumë se 4,000 hektarë tokë. Greqia qendrore, Atika dhe Kreta janë ndër zonat më të rrezikuara dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje grekëve të kenë kujdes.
Thuhet se banorët dhe pushuesit kanë ikur nga qytetet dhe fshatrat në Francë, pasi zjarret e fuqishme iu afruan zonave të banimi. Erërat e forta po i përhapin flakët në pjesën më të madhe të disa rajoneve në Francë.
Më shumë se 10,000 njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni jugperëndimor Gironde. Dhjetëra zjarre janë aktive në Portugali dhe Spanjë, ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.
Zjarret në Salamanca në pjesën perëndimore të Spanjës u intensifikuan pasi kushtet e motit penguan përpjekjet për shuarjen e zjarrit gjatë natës, duke djegur më shumë se 4,000 hektarë tokë të djegur. Një zjarr në Ladrillar në Spanjën perëndimore doli jashtë kontrollit në provincën kufitare Salamanca, në rajonet e Castile dhe Leon, ndërsa filloi një valë e fortë të nxehti. Të paktën 281 vdekje në të dy vendet ishin të lidhura me valën e të nxehtit në Francë dhe Spanjë gjatë këtij muaji.
Italia dhe Kroacia kanë raportuar gjithashtu zjarre. Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pesë rajone në Greqi. Greqia qendrore, Atika dhe Kreta janë ndër zonat më të rrezikuara dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje grekëve të kenë kujdes.
Shërbimet e urgjencës lëshuan një apel urgjent për banorët në juglindje të Athinës që të largohen nga fshati Feriza Saronikos për në bregdet.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











