Lajme
Avioni ukrainas që u rrëzua në Greqi, barte armë nga Serbia
Avioni ukrainas i mallrave që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi po transportonte 11.5 tonë armë serbe në Bangladesh, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Duke folur në një konferencë për media, Stefanoviq konfirmoi se pronare e avionit është një kompani ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe “Valir”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Të tetë anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën, njoftoi televizioni shtetëror grek të dielën.
Stefanoviq tha se avioni bartte minahedhës dhe mina të tjera.
Ai tha se avioni nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës, se armët nuk ishin të destinuara për Ukrainën dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e avionit.
Stefanoviq i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.
Avioni Antonov, që operohej nga një linjë ajrore e Ukrainës, u rrëzua të shtunën vonë pranë qytetit Kavalla në Greqinë veriore.
Sipas televizionit shtetëror grek, ERT, ekspertë ushtarakë dhe të eksplozivëve, si dhe ekspertë të Komisionit grek të Energjisë Atomike pritet të përdorin dronin, përpara se të afrohen në vendin e rrëzimit, për shkak të toksicitetit të mundshëm të ngarkesës.
Policia u kërkoi gazetarëve në vendngjarje të mbanin maska, thuhet në raportin e televizionit shtetëror.
“Ne po e trajtojmë ngarkesën si një material të rrezikshëm”, tha një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve, raporton Reuters.
Sipas disa raporteve, piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit.
Atij, më pas, iu kërkua të aterojë në aeroportin e Selanikut ose Kavallës, raportojnë mediat.
Pasi mori drejtimin për në Kavallë, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të këtij qyteti, tha Autoriteti i Aviacionit Civil grek.
Rrëzimi i avionit u konfirmua edhe nga Flightradar.24 – një sistem që gjurmon avionët në kohë reale.
“Një aeroplan mallrash Meridian An-12BK u rrëzua pranë Kavallës në Greqi, në rrugën nga Nishi për në Aman”, tha Flightradar.24.
A Meridian An-12BK cargo aircraft crashed near Kavala, Greece this evening en route from Niš to Amman. Flight playback, downloadable data, and granular ADS-B data are available at https://t.co/qarHr6zvKi #MEM3032 pic.twitter.com/1QlMxHFvDn —
Flightradar24 (@flightradar24) July 16, 2022
Vendasit raportuan se kishin parë një top zjarri. Shpërthimet shkaktuan spekulime mes banorëve dhe disa mediave greke se avioni transportonte eksploziv.
Transmetuesi shtetëror, ERT, raportoi se ekspertët ushtarakë të eksplozivëve janë duke shkuar në vendin e ngjarjes./REL
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike












