Lajme
Të shkosh në vendlindje nuk është shëtitje, është dashni!
Editorial nga numri më i ri i revistës albinfo.at
“Të shkosh në vendlindje nuk është shëtitje, është dashni”, kështu kishte shkruar vitin e kaluar poeti nga Gjakova Fran Tanushi, disa ditë para se të kalonte në amshim. Për shkak të rrethanave të asaj kohe, Tanushi, që si student detyrohet të marrë rrugët e mërgimit. Ai vendoset në Augsburg të Gjermanisë. Ndonëse për vite të tëra jetoi në mërgim, mendjen dhe zemrën e kishte gjithmonë tek atdheu…
Këtë na dëshmojnë poezitë e tij të shumta kushtuar mallit për tokën dhe vendin ku u lind dhe u rrit, si dhe pjesëmarrjet në orët e shumta letrare nëpër Evropë dhe anembanë trojeve shqiptare. Në gusht të vitit 2021, Fran Tanushi ishte kthyer nga Gjermania për pushime në Kosovë, por papritur sëmuret dhe vetëm pas pak ditësh ndërroi jetë.
Se porosia e Fran Tanushit është thellë e ngulitur në mendjen dhe zemrën e secilit mërgimtar, kjo vërehet më së miri me përgatitjet e mërgimtarëve, të cilët prej muajsh rezervojnë kohën e pushimeve, veçanërisht pushimet verore.
Për dallim prej dy vjetëve të kaluara kur mërgimtarët si pasojë e pandemisë përballeshin me ndalesa dhe masa të ndryshme, këtë vit thuajse nuk ka masa fare dhe fluksi i mërgimtarëve pritet të jetë më i madh.
Pavarësisht krizës ekonomike nëpër të cilën po kalon bota dhe rritjes së çmimeve në të gjitha sferat jetësore, pavarësisht mijëra kilometrave që kalojnë dhe pritjeve të gjata nëpër kufij, bashkatdhetarët tanë si destinacion kryesor e kanë vetëm një rrugë – atë drejt vendlindjes. Ata edhe këtë vit kanë zgjedhur që pushimet verore t’i kalojnë në shtëpitë e tyre, me familjarët e tyre.
Por, jo vetëm për të pushuar. Mërgimtarët me këtë rrugë sjellin në vendlindje edhe kursimet e tyre, duke i shpenzuar nëpër dasma, ahengje, në ndërtim të shtëpive, biznese etj.
E pavarësisht se si do t’ju presin në vendlindje, pavarësisht fjalëve nënçmuese që mund t’ua thonë, ju vazhdoni të shkoni në atdhe, sepse aty është shtëpia juaj, është familja juaj, është vendi juaj, ashtu siç na la amanet poeti Fran Tanushi se vendlindja nuk është shëtitje, por është më shumë, është dashni.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












