Kosova
Ilir Meta: Kosova është shembull për shumë shtete
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës u është drejtuar deputetëve. Në fjalën e tij, Meta tha se Kosova duhet të merret shembull nga vendet e rajonit, por edhe Shqipërisë, për zhvillimin në 14 vjetët e pavarësisë, përcjell albinfo.ch.
“Shteti i ri i Kosovës është shembull për disa vendet e rajonit, por edhe shembull për Shqipërinë në disa raste. Gjithçka e lidh Kosovën dhe Shqipërinë, gjuha, historia, interesat. Jemi krenarë që kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë, pro NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria kremton 110-vjetorin e pavarësisë këtë vit, por mundet veç të marrë shembull të ushtrimit të demokracisë në Kosovë. Kosova është gjithnjë e më shumë një faktor i rëndësishëm në rajon”, tha ai.
Meta bëri thirrje që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvzija e lirë në Evropë, duke e quajtur të padrejtë mosliberalizimin e vizave. “Është diskriminim që e dinë të gjithë dhe që pranohet nga të tërë që Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat dhe qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë. Ato pesë vende anëtarë të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovë, duhet të dinë një gjë, që Kosova është rast ‘sui generis’, nuk mund të tërheqin paralele me asnjë vend tjetër”, tha ai. Pas fjalës së Metës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e falënderoi atë në emër të të gjithë deputetëve dhe mbylli seancën.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit














