Kosova
Osmani: U konfirmua se Kosova nuk ka mik më të madh se Amerikën
Pas një takimi të gjatë në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimin që ajo së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, patën me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përcjell albinfo.ch.
Ajo theksoi se në këtë takim, edhe një herë u konfirmua se Kosova nuk ka mik më të madh, më të mirë dhe më të fuqishëm se SHBA-në.
Po ashtu Osmani tha se në takim është ripërsëritur qëndrimi i SHBA-së se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Ishte një takim i shkëlqyeshëm, ku u rikonfirmua se Kosova nuk ka mik më të madh, më të mirë, më të fuqishëm se SHBA-në. Kemi biseduar për fuqizimin e subjektivitetit apo mënyrës se si Kosova fuqizohet në arenën ndërkombëtare përmes njohjes dhe çështjeve të tjera. Diskutuam edhe për rolin konstruktiv në dialogun me Serbinë, duke hyrë në detaje në marrëveshjet që janë nënshkruar. Edhe Biden, edhe Blinken kanë qenë të qartë që dialogu të përfundojë në njohje reciproke, gjë që është konfirmuar edhe gjatë këtij takimi”, tha ajo.
Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu ka lëshuar një njoftim pas takimit në Washington, të Sekretarit Antony Blinken me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit, Blinken ka falënderuar Kosovën për pritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.
Gjithashtu tregohet se në takim është folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, e i cili duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.
“Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH-it.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











