Kosova
I kapen 8 kilogramë heroinë dhe kokainë – Arrestohet shqiptari
Sipas një vlerësimi fillestar, vlera e mallit të sekuestruar pritet të jetë disa qindra mijëra franga. 24-vjeçari shqiptar është arrestuar
Disa ditë më parë, policia kantonale e Solothurnit ka sekuestruar disa kilogramë lëndë narkotike në një apartament në Zuchwil. Një person i dyshuar është arrestuar, transmeton albinfo.ch. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim.
Të mërkurën, më 20 korrik 2022, një patrullë nga Policia Kantonale e Solothurnit në Zuchwil ka kontrolluar një burrë që kishte kishte rënë në sy që më par, shkruan soaktuell.ch. Për shkak se ai nuk kishte mundur të identifikohej, qe dërguar në komisariat për kontroll më të afërt.
Sqarimet dhe hetimet e mëtejshme çuan në një kontroll të shtëpisë ku banonte ai, që z realizua me kërkesë të zyrës së prokurorit publik në kantonin Solothurn, ppërcjell albinfo.ch. Aty janë gjetur dhe sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë.
Sipas një vlerësimi fillestar, vlera e mallit të sekuestruar pritet të jetë disa qindra mijëra franga. 24-vjeçari shqiptar është arrestuar për hetime të mëtejshme dhe ndodhet në paraburgim.
(Foto: Kapo Solothurn)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit












