Shqipëria
Mbi 5600 njerëz e vizituan Muzen Kombëtar në Tiranë gjatë korrikut
Një numër i madh i turistëve ka vizituar gjatë muajit korrik Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë. Ky muze ka bërë bilancin e vizitorëve përgjatë muajit korrik, ku ka treguar se përveç shifrave të vizitorëve vendas dhe të huaj, ka edhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh online.
Në muajin korrik të këtij viti, Muzeu Historik Kombëtar është vizituar nga 1371 vizitorë vendas. Numri i turistëve të huaj është më i lartë, duke arritur në 3165, dhe vizitorë online grup 447 persona. Gjithsej në total janë 5614 vizitorë, raporton Albinfo.ch.
Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në të gjenden objekte që i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Muzeu Historik Kombëtar është i ndarë në pavijone: Pavijoni i Lashtësisë, Pavijoni i Mesjetës, Pavijoni i Rilindjes Kombëtare, Pavijoni i Pavarësisë, Pavijoni i Ikonave, Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Pavijoni i Terrorit Komunist./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














