Shqipëria
The Guardian: Shqipëria, parajsë për pushuesit
Artikulli i gazetës britanike i bën një pasqyrë të gjitha aseteve turistike të Shqipërisë
Pavarësisht të kaluarës së errët të shekullit XX, Shqipëria është tani një parajsë për pushuesit, me peizazhe të mahnitshme, bregdet dhe qytete historike.
Kështu e nis artikullin dedikuar Shqipërisë gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”.
Artikulli i gazetës britanike i bën një pasqyrë të gjitha aseteve turistike të Shqipërisë, duke nisur nga natyra, me male, lumenj e det në pak kilometra e për të vijuar me monumentet e shumta historike.
Bashkë me kuzhinën e pasur tradicionale dhe mesdhetare, artikulli shkruan se në Shqipëri mund të shijohen të gjitha me çmime të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Të apasionuarve pas historisë dhe trashëgimisë kulturore, u sugjerohet që përgjatë vizitës së tyre në Shqipëri, nuk duhet të lënë pa vizituar qytetet historike si Berati, Gjirokastra dhe Shkodra.
Vend të veçantë në artikull lihet edhe për Alpet, për të cilat gazetari anglez thotë se do iu ofrojnë të njëjtën magjepsje që i dhanë udhëtares britanike të shekullit 20’, Edith Durham.
Ndërsa sugjerimin për plazhe, “The Guardian” e nis nga Dhërmiu e për të vazhduar në të gjithë gjiret e Jonit, deri në Ksamil.
Në artikull ka një sugjerim edhe për ata që duan të mësojnë për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të cilën rekomandohen disa pika në Tiranë, ku turistët mund të shohin transformimin që ka pësuar vendi në 30 vjet.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












