Shqipëria
Shqetësimi britanik: Trafikantët shqiptarë, me reklama joshëse
Edhe sot, mediat angleze kanë shkruar për këtë dukuri.
Mediat britanike kanë vazhduar të shprehin shqetësimin për trafikimin e shqiptarëve me gomone. Edhe sot, mediat angleze kanë shkruar për këtë dukuri.
Një shkrim të veçantë i ka kushtuar gazeta e përditshme më e madhe britanike “The Sun”, e cila shkruan se trafikantët shqiptarë për të joshur sa më shumë klientë, reklamojnë në TikTok duke tentuar që të jenë sa më atraktivë në ofertat e tyre. “Shqiptarë shpejtoni se po vjen kryeministri i ri, i cili do të ndalojë gomonet”, shkruajnë ata, përcjell Albinfo.ch.
Këtë gjë thekson “The Sun”, “nuk mundi t’ia arrijë Boris Jonson”.
Ky detaj i ri zbuluar nga “The Sun” vjen pas publikimit nga “Mail on Sunday” të një dokumenti sekret të inteligjencës ushtarake, ku shkruhej se nga 2,863 emigrantë që arritën me gomone në periudhën kohore 1 qershor deri 12 korrik, 1 mijë e 75 ishin shqiptarë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve















