Shqipëria
Eurostat, Shqipëria e para me përqindjen e popullsisë të rrezikuar nga varfëria
Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2019.
Shqipëria është renditur nga Eurostati si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Evropë që është e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social.
Së fundi Eurostat publikoi progresin që vendet e Evropës kanë bërë në objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm, në të cilin rezultoi mbi 46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020. Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2019, përcjell Albinfo.ch.
Sipas grafikonit, ky është niveli më i lartë në Evropë dhe me një diferencë të dukshme edhe nga vendet e tjera të rajonit si Maqedonia dhe Mali i zi që e kanë popullsinë të rrezikuar nga varfëria në nivele të larta.
Përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës janë të ardhurat në familje, por aspekte të tjera mund t’i pengojnë njerëzit në disa vende të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore, si për shembull pengesa për t’u përfshirë në tregjet e punës ose privimi material.
Për të pasqyruar këto dimensione të ndryshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi i gjerë “Të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social” mat numrin e njerëzve të prekur të paktën në një nga tri format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social, siç janë: Varfëria e të ardhurave, varfëria e rëndë materiale dhe privimi social dhe intensiteti shumë i ulët i punës.
Të dhënat për tre komponentët rrjedhin nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC). Për te tre komponentët bashkë Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria.
Sipas matjeve të brendshme nga INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018. Në vitin 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019.
Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social në vitin 2020 sipas INSTAT ishte 43,4 %, kundrejt 46,2 % vlerësuar në vitin 2019.
Shkalla e thelluar e privimit material që tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje, të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material është vlerësuar 34,7 % në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











