Kosova
Mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin online për shaminë në shkolla
Ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme
Sipas njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Avokatit të Popullit.
Sipas ish- këshilltarit të kryeministrit Kurti, platforma online për nënshkrimin e peticionit e garanton sigurinë e nevojshme, ai ka bërë të ditur se nuk i kanë shfrytëzuar platformat e gatshme por e kanë krijuar vetë një të tillë, në mënyrë që peticioni të jetë sa më kredibil.
Berisha ka potencuar se në rast se kërkesa e tyre nuk procedohet nga MASHT-it sipas afateve ligjore, atëherë ai me ekipin e tij do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Dihe se kampanja dhe peticioni kanë për qëllim të mbështesin kërkesën me shkrim të dorëzuar në MASHT, prandaj në rast të mos procedimit sipas afateve ligjore, do t’i drejtohemi Gjykatës Themelore në Prishtinë, si Gjykatë kompetente për të shqyrtuar padinë përkitazi me këtë”, ka thënë Berisha për Portalin Dukagjini.
Ndërkaq në një reagim të Ministrisë së Arsimit, është thënë se “E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”.
Por në këtë reagim nuk është përmendur ndryshimi i udhëzimit administrativ që e ndalon vendosjen e shamisë në shkolla.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë












