Shqipëria
Çka i pret emigrantët e paligjshëm në Britani, tregon ambasadori King-Smith
Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme.
Britania e Madhe vazhdon ta shprehë shhqetësimin e saj për kontrabandën me njerëz nga Shqipëria. Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka biseduar për këtë çështje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Përmes një njoftimi për mediat, ambasada britanike zbardh detaje të takimit, ku theksohet se dy zyrtarët ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme, përcjell Albinfo.ch.
“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës”, citohet ambasadori në komunikatë.
Tutje theksohet se në takim u diskutua për realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.
“Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, ka thënë tambasadori Alastair King-Smith./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve














