Lajme
Nënë e fëmijë humbin jetën nga rrëzimi i trungut të pemës
Në pjesën e sipërme të faqes së shkëmbit, një trung peme është shkëputur dhe ka rënë në rrugë, ku ka goditur dy personat
Një grua 42-vjeçare dhe djali i saj gjashtë-vjeçar kanë marrë lëndime vdekjeprurëse nga një trung peme i rrëzuar në Alte Badstrasse në Pfäfers, në Kantonin St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Gruaja po udhëtonte me djalin e saj dhe njerëz të tjerë në rrugën me zhavorr nga Bad Ragaz-i në drejtim të Grykës së Taminës.
Rruga kufizohet nga të dy anët me një shkëmb thuajse vertikal dhe një përrua.
Në pjesën e sipërme të faqes së shkëmbit, një trung peme është shkëputur dhe ka rënë në rrugë, ku ka goditur dy personat nga kantoni Appenzell-Ausserrhoden.
Ekipet e shpëtimit dhe mjeku i urgjencës kanë arritur vetëm të konstatojnë vdekjen e dy personave, shkruan srf.ch. Është thirrur ndihma e parë psikologjike për t’u kujdesur për të afërmit.
Alte Badstrasse është një rrugë e rrafshët me zhavorr që të çon nga Bad Ragaz në Grykën Tamina. Qindra njerëz e përdorin shtegun për shëtitjet e tyre.
Pas incidentit, të gjitha shtigjet e ecjes në zonë janë mbyllur. Rruga nga Bad Ragaz në restorantin Altes Bad Pfäfers është e mbyllur deri të hënën në mbrëmje, përcjell albinfo.ch. Rruga rreth katër kilometra do të kontrollohet nga ekspertët të hënën.
Alte Badstrasse inspektohet vizualisht tri herë në javë nga punonjësit e inspektoratit rrugor në Buchs. Kontrolli i fundit ishte të premten pasdite. Në pranverë, shtegu kontrollohet nga ekspertët e pyjeve dhe priten pemët nëse është e nevojshme.
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës













